Draft: do të rishikohet nga një jurist para fillimit.
Politika e privatësisë
Versioni 2026-10-20.1 · përditësuar më 2026-10-20
1. Kush jemi dhe ligji
Era i përpunon të dhënat personale sipas Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Kosovës, në përputhje me parimet e GDPR-së. Autoriteti mbikëqyrës: Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP).
2. Rolet
Për të dhënat e llogarisë suaj (emri, emaili, telefoni) Era është kontrollues. Për të dhënat e klientëve tuaj që thërrasin (numri, emri, porosia, biseda) biznesi juaj është kontrollues dhe Era përpunues në emër tuaj (shih Përpunimi i të dhënave).
3. Çka mbledhim
Të dhënat e llogarisë dhe të biznesit; regjistrin e veprimeve në panel; për siguri: hyrjet, adresën IP dhe shfletuesin (ruhen 12 muaj). Incizimet e thirrjeve nuk ruhen. Vizitat e faqes numërohen me analitikë tonën anonime, pa cookies dhe pa adresën IP (shih Politikën e cookies); formulari «Njoftomë kur hapet» ruan email-in ose numrin që lini, pëlqimin tuaj dhe, për siguri dhe kundër spam-it, adresën IP të regjistrimit; adresa IP fshihet vetë pas 90 ditësh. Mund të çregjistroheni ose të kërkoni fshirjen e plotë në çdo kohë.
4. Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të shihni, korrigjoni, fshini dhe eksportoni të dhënat tuaja, dhe të ankoheni te AIP. Na shkruani te emaili më poshtë.