Draft: do të rishikohet nga një jurist para fillimit.
Dërgesa dhe aktivizimi i shërbimit
Versioni 2026-10-20.1 · përditësuar më 2026-10-20
Shërbim 100% dixhital
Era është shërbim softuerik me abonim mujor (recepsioniste telefonike me inteligjencë artificiale). Nuk shesim dhe nuk dërgojmë asnjë send fizik: nuk ka paketë, transport, postë apo kurier, prandaj nuk ka kosto dërgese.
Si aktivizohet
Pasi pagesa të konfirmohet, llogaria e biznesit tuaj aktivizohet elektronikisht, menjëherë dhe pa dërgesë. Lidhja e numrit tuaj telefonik me Erën bëhet nga ne dhe njoftoheni në panel dhe me email kur shërbimi është gati për thirrje.
Çfarë merrni
Qasje në panelin e biznesit, në Erën që u përgjigjet thirrjeve dhe në njoftimet për porositë, rezervimet dhe mesazhet. Faturën dhe konfirmimin e pagesës i merrni me email.
Probleme me aktivizimin
Nëse shërbimi nuk aktivizohet pas pagesës, na shkruani te faqja Kontakti dhe e zgjidhim; për rimbursim shih Politikën e rimbursimit dhe anulimit.